Të fundit

Tha se s’i ka shkelur këmba në Shtëpi të Bardhë, Kurti pyet Tahirin: Ku i takova Blinkenin e Sullivanin?

Kryeministri Albin Kurti i ka reaguar shefit të deputetëve të AAK-së, Besnik Tahirit, i cili tha se s’i ka shkelur këmba në Shtëpi të Bardhë.

Kurti e pyeti Tahirin se nëse kjo është e vërtetë, atëherë të tregojë ku i ka takuar Sullivanin e Blinkenin.

“Deputeti Tahiri, me gjithë respektin në fjalën hyrëse thatë që kryeministrit s’i ka shkelë këmba në State Department e Shtëpi të Bardhë. Sekretarin Blinken ku e kam takuar? Jake Sullivan, ku e kam takuar? Njërin në Shtëpi të Bardhë, tjetrin në State Department. Nëse ju mohoni faktet, aty nuk ka më debat”, ka thënë Kurti.

Duke iu përgjigjur akuzave për kontrata njëburimore, Kurti tha se kemi të bëjmë me procedurë të negociuar të tenderimit, e cila parashihet edhe me ligj.

“Qeveria jonë nuk ka bërë gjëra të paligjshme. Ekziston mundësia ligjore për të pasur cilësi më të lartë e kosto më të ulët, nëpërmjet procedurës së negociuar të tenderimit. Nuk bëhet fjalë as për sekrete, as për njëburimore por për formulimin e qartë ligjor që është procedurë e negociuar. Unë e kam të vështirë të diskutoj”, vazhdoi kryeministri:

 

 

 

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci