Të fundit

Gërvalla niset për në Bruksel, MPJD: Flet për sulmin në Ibër-Lepenc, i kërkon BE-së qasje më të vendosur

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në takimin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Siç bëhet e ditur në një njoftim, ministrja do të paraqesë situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, pas sulmit ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin Potok.

“Ministrja Gërvalla do të paraqesë situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, pas sulmit të Serbisë ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin Potok, duke adresuar veprimet destabilizuese të vazhdueshme të Serbisë dhe domosdoshmërinë që institucionet e reja të Bashkimit Evropian të ndërmarrin masa të menjëhershme për të parandaluar përsëritjen e akteve të tilla që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se ministrja do të theksojë nevojën për një qasje të re dhe më të vendosur nga institucionet e reja të BE-së, bazuar në parimet e paqes dhe stabilitetit afatgjatë.

“Gjithashtu, ajo do të ripërsërisë rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian si dhe mbështetjen për shtetet e Ballkanit me orientim pro-perëndimor”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

 

 

 

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci