Të fundit

Rusia pushton pjesë të mëdha në Ukrainën lindore

Trupat ruse kanë kapur pjesë të mëdha të qytetit lindor të Ukrainës, Kurakhove, në rajonin e Donetskut, sipas raporteve të vazhdueshme të vëzhguesve ushtarakë.

Blogu ushtarak ukrainas “DeepState” e etiketoi pjesën lindore të qytetit si të pushtuar nga forcat ruse dhe blogu ushtarak rus “Rybar” raportoi luftime në qendër të qytetit.

“Rreth 650 banorë ishin ende në qytet në fund të nëntorit”, sipas autoriteteve ukrainase.

Kurakhove shtrihet rreth 40 kilometra në lindje të Donetskut. Popullsia e qytetit para luftës ishte rreth 18.000 banorë.

Shtabi i përgjithshëm ukrainas në Kiev raportoi se dje ishin kryer 48 sulme ruse në Kurakhove dhe ne vendbanimet përreth.

Trupat ruse të cilat kishin avancuar – hynë me forcë në qendër të qytetit javën e kaluar.

Forcat ukrainase në rajon kanë raportuar mungesë të trupave të tyre për të mbrojtur zonën.

Chasiv Yar dhe Toretsk në verilindje raportohet gjithashtu se janë kryesisht nën kontrollin rus, ndërsa forcat ruse vazhdojnë avancimin e tyre në rajonin lindor industrial dhe minerar të Ukrainës.

Vëzhguesit e luftës besojnë se rusët janë të gatshëm të pranojnë viktima të mëdha në një avancim që synon të pushtojë sa më shumë territore që të jetë e mundur – përpara se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci