Të fundit

Punimet për klinikën e re të Hematologjisë/Nefrologjisë, QKUK ka një njoftim për qytetarët

QKUK ka njoftuar se për shkak të punimeve që po zhvillohen për ndërtimin e objektit të ri për Klinikën e Hematologjisë/Nefrologjisë, rruga në afërsi, përkohësisht është bllokuar dhe mund të shfrytëzohen rrugët e tjera alternative brenda QKUK-së.

“Bllokimi është bërë për shkak të sigurisë së kalimtarëve që  lëvizin në këtë rrugë, meqë një kran nga kompania punëkryse ka pasur lëvizje, e që potencialisht mund të paraqes rrezik”, ceket në njoftim.

Për këtë është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka asistuar në këtë proces.

“Rruga do të lirohet sapo të vlerësohet se nuk paraqet rrezik për kalimtarët dhe makinat që kalojnë në atë pjesë”, kanë bërë të ditur nga ky institucion.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci