Të fundit

Abdixhiku te familja e ish-Presidentit Rugova: Në 80 vjetorin e lindjes së Atit Themeltar të Republikës së Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka vizituar sot familjen e ish-Presidentit të ndjerë të Kosovës Ibrahim Rugova.

Vizitën Abdixhiku e bëri për nder të ditëlindjes së 80-të të tij.

Ai thotë se në këtë vizitë nuk ishte vetëm.

Tutje, kreu i LDK-së thotë se presidenti ka vetëm ditëlindje.

”Në 80 vjetorin e lindjes së Atit Themeltar të Republikës së Kosovës, Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, vizitova zonjën Fana dhe familjen Rugova.

Vizitën e bëra i shoqëruar me udhëtarët e bashkëpunëtorët e ngushtë të Presidentit; udhëtarë e bashkëpunëtorë të mi edhe sot, profesor Alush Gashin dhe profesor Muhamet Hamitin.

Në traditën tashmë të përvjetme të shënimit të kësaj ditëlindjeje, zonja Fana kishte përgatitur ëmbëlsirën Tiramisu, të preferuarën e Presidentit; të shijuar për herë të parë në Romë.
Presidenti ka vetëm ditëlindje!
80 vite më parë, lindi shqiptari më i madh i kohërave. Pjesa tjetër është një histori e paarritshme, e papërsëritshme.
Ajo na qëndron sot si dritë udhërrëfyese për të bërë të ardhmen!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

 

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci