Deputetët Armend Muja dhe Hykmete Bajrami e kanë zhvendosur nga rrjetet sociale në kuvend debatin për kontratat një-burimore.
Muja e ka akuzuar sërish Bajramin për përgjegjësi në “avullimin” e mbi dy ton grurë nga rezerva shtetërore, një skandal që kishte ndodhur në vitin 2019, kur deputetja Bajrami nuk kishte qenë më ministre e Tregtisë.
Sipas Mujës, kontratat një-burimore në Ministrinë e Tregtisë ishin bërë praktikë “bash në vitet kur kjo ministri udhëhiqej nga Hykmete Bajrami”.
“Në fakt shprehia e kontratave një burimore në MTI, çdo vit tjetër përpos vitit 2013 dhe vitit 2018, ka qenë një ose dy kontrata. Vetëm në vitin 2013 deri në vitin 2018 janë nënshkuar 6 deri në 11 kontrata një-burimore. Ju e dini kush ka qenë ministre në atë kohë dhe me gjasë deputetja Bajrami ka dal këtu në seancë dhe është përkushtuar se ‘unë nuk i kam nënshkruar’, sepse nëse kërkon diçka do të ishte hipokrizi nëse e ke ba vet. Unë po ua demonstroj që praktika e kontratave një-burimore në Ministri të Tregtisë ka filluar me ardhjen e znj. Bajrami si ministre. Këto janë fakte dhe unë po ua demonstroj”, ka thënë ai.
“Kur nuk është respektuar procedura dhe është nënshkruar kontratë një-burimore ka qenë në vitin 2016 kur Ministria e udhëhequr nga deputetja Bajrami ka nënshkruar kontratë një-burimore, apo të kafeve siç thonë, me Universal Food. Në rregull, kështu e kam të dhënën nga KRPP-ja. Edhe u nënshkru kjo kontratë. Por kur Mimoza-Kusari ia ka dorëzu 4 mijë e 500 ton, e kur deptetja Bajrami ia ka dorëzu Endrit Shalës, nuk ia ka dorëzu të gjitha. 2 mijë e 500 ton kanë munguar, 529 mijë euro janë avulluar”, ka thënë Muja.
Bajrami e ka quajtur Mujën “sekser të ryshfetit për akreditim të kolegjeve private”.
“Kur flet Armend Muja duhet me ditë së pari kush po flet. Armend Muja kurrë në institucione shtetërore, kurrë si ministër nuk ka qenë. Ky është sekser i ryshfetit për akreditim të kolegjeve private, i cili ka pasur aktakuzë dhe të cilit për çudi i është vjetëru landa por kurrë nuk është shpall i pafajshëm. Kështu që ta dijmë se kush po flet”, ka deklaruar ai.
“Me të dhënat që i ke, asnjë nuk i ke të sakta. Më ke përfshi në kontratat një-burimore të vitit 2014, e në vitin 2014 unë e kam marr mandatin më 12 dhjetor”.
Bajrami ka thënë se ajo nuk është përgjegjëse për zhdukjen e një sasie të rezervave të grurit në një kohë kur s’ka qenë ministre.
“Kqyre ku e ke ministren e Tregtisë. A ka shkuar kjo kur e ka marrë mandatin a ka shkuar në depo ta shoh se sa grurë ka. Nuk bëhet pranim-dorëzimi i mandatit në këtë mënyrë. Pse ai që e ka marrë mandatin pas meje në vitin 2017 nuk e ka ngrit çështjen e zhdukjes së rezervave në vitin 2017, por e ka bërë këtë në vitin 2019 kur ka lëvizur gruri nga Universal Food te Barileva”, i është përgjigjur Bajrami, Mujës.
Ajo e ka akuzuar pushtetin për mungesën e transparencës dhe përgjegjësisë për skandalin e rezervave shtetërore, në të cilat janë përfshirë ministrja aktuale e Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe një sekser i afërt me qeverinë, biznesmeni Ridvan Muharremi.