Të fundit

Peci për raportin e Auditorit: Nuk kemi arritur që të gjejmë asnjë shkelje të vetme në programin e granteve 2023

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në kuvend para deputetëve u shpreh se që nga koha kur është bërë ministër, janë 20 zyrtarë të arrestuar të Ministrisë së Bujqësisë, ku një numër i konsiderueshëm i tyre e kanë pranuar fajësinë për marrje ryshfeti e disa prej të cilëve dhanë ryshfet.

Tutje, Peci tha se në aspektin moral flasim sa të doni, po diskutimin për kategoritë morale më shumë është vend në kishë dhe xhamia.

“Me duhet që të bëjë publike që në periudhën pasi që unë jam bërë ministër, janë 20 zyrtarë të arrestuar të Ministrisë së Bujqësisë, ku një numër i konsiderueshëm i tyre e kanë pranuar fajësinë për marrje ryshfeti e disa prej të cilëve dhanë ryshfet. Janë vetë zyrtarët që janë të suspenduar për shkak të shkeljeve të evidentuara, ndërsa tash unë kam pranuar sot raportin e Auditorit në të cilin flet për programin e grantit të vitit 2023 mes tjerash thotë se ‘konsiderojmë se nuk kemi arritur që të gjejmë asnjë shkelje të vetme’. Në aspektin moral flasim sa të doni, po diskutimin për kategoritë morale më shumë është vend në kishë dhe xhamia”, tha Peci.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci