Të fundit

Vjedhja e dy milionë eurove nga Thesari – Bajrami, Muratit: Pyete Ahmet Ismailin që e ke bërë Guvernator

Deputetja Hykmete Bajrami i ka thënë ministrit të Financave, Hekuran Murati që për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, ta pyes ish-drejtorin e Thesarit, tash Guvernatorin e Bankës Qendrore, Ahmet Ismailin.

Ministri Murati, e përmendi edhe sot çështjen e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit në vitin 2021, në kohën kur Hykmete Bajrami ishte ministre e Financave.

“Ku janë paret. Ku janë 1.4 milionë euro?”, ka pyetur ai.

Bajrami i ka thënë Muratit se drejtor i Thesarit të Shtetit në atë kohë ka qenë Ahmet Ismajli, tash Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.

“Për Thesarin, edhe një herë po të them, pyte Ahmet Ismailin edhe njëherë se ai duhet me e ditë. Kur shkoni në stadium e vallëzoni bashkë, pyete Ahmet Ismailin se e ke bërë Guvernator, e ai e din saktë ku janë 2.1 milionë edhe të tregon. Nëse unë kam pasur një pikë përgjegjësi, përgjegjësia e tij është dyfish, urdhëro”, ka thënë ajo.

Po ashtu, Bajrami e ka pyetur Muratin se pse e mban ende Hekuran Nikçin në pozitën e kryeinspektorit të Punës, ndonëse emërimi i tij është rrëzuar nga Gjykata Supreme. /Paparaci.com 

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci