Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur për akuzat e buxhetit se përmes kontratave njëburimore po vidhet nga buxheti i shtetit.
Murati ka thënë se “nëse veç 10 % do të ishin të vërteta shpifjet e opozitës, buxheti do të kolapsonte”.
“Populli e ka një fjalë, thotë nëse është hangër pitja, tepsija ka mbetë. Nëse bazohemi në shpifjet e opozitës, vetëm 10 % po të ishin të vërteta, buxheti i shtetit do të kolapsonte. Por, përkundrazi, e kemi një situatë komplet tjetër. Po të vidhej, s’do të rritej buxheti. Por për shkak se nuk është vjedh as në të hyra, nuk lejohet kontrabanda e evazioni fiskal, rriten të hyrat. Pastaj edhe kur shpërndahen ato mjete me shpenzim, prapë s’ka vjedhje qysh ka pasë me këta. Kjo e shton ciklin ekonomik, rritet qarkullimi i bizneseve, rritet fitimi i bizneseve, rritet punësimi, rritet fuqia blerëse e familjeve dhe buxhet”, ka thënë Murati.
Duke folur për shifrat e punësimit, Murati ka sfiduar opozitën të tregojë se në cilin mandat janë shtuar më shumë se 30 mijë vende pune.
“U përmend edhe punësimi. 350 mijë të punësuar e kemi gjetë, madje edhe ata që kanë qenë të regjistruar si komisionerë e vëzhgues. Tani janë 80 mijë të punësuar për tri vite dhe më tregoni në cilin mandat qeverisës janë shtu më shumë se 30 mijë të punësuar. Jo 20 mijë në vit, por për gjithë mandatin”, shtoi Murati.