Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka kujtuar presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 80-vjetorin e lindjes së tij.
Ai ka postuar një fotografi krah presidentit të ndjerë, mbi të cilën ka shkruar se Rugova ishte një lider i vërtetë që udhëhoqi me mençuri dhe guxim rrugën drejt shtet – ndërtimit tonë.
“Presidenti Ibrahim Rugova, Sot, në përvjetorin e lindjes së presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, e kujtojmë dhe nderojmë trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme. Një lider i vërtetë që udhëhoqi me mençuri dhe guxim rrugën drejt shtet-ndërtimit tonë. Je përjetësisht në zemrat tona, faleminderit President”, ka shkruar Pacolli.