Të fundit

Një muaj paraburgim për një të dyshuar për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se 10 persona janë shoqëruar në polici, si të dyshuar për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Ata dyshoheshin për “Rrezikim të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve Publike”, “Kryerje të veprës terroriste” dhe “Mbajtje në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve”

Ndaj njërit prej tyre Gjykata ka caktuar një muaj paraburgim.

“Me vendim të prokurorit dy prej tyre, me inicialet D.V. dhe D.M. nga komuniteti serb, janë ndaluar ku për personin D.V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe masa e paraburgimit është caktuar nga Gjykata për 1 muaj, kurse i dyshuari D.M nga Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Veprimet hetimore për këtë rast janë duke vazhduar, njofton tutje Prokuroria Speciale e Kosovës.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci