Fibula Travel Agency, një prej agjencive më të njohura dhe të besuara në Kosovë, ka fituar çmimin prestigjioz “Tour Operator of the Year 2024” nga BATI – Balkan Awards of Tourism Industry 2024.
Ky çmim i rëndësishëm vjen si njohje e punës së palodhur dhe angazhimit të Fibula në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe inovative për turistët.
Me 25 vite eksperiencë në industrinë e turizmit, Fibula thotë se ky çmim ka rëndësi të madhe për ta.
“Ky çmim ka rëndësi të madhe në kompanin tonë, që operon 25 vite në Kosovë, me rrisi dhe destinacione te reja!
Pushimet 2024 janë Pushimet FIBULA! Ju faleminderit për përkrahje”, thuhet tutje.