Të fundit

Presidentja Osmani sot takohet me ministrin hungarez që po qëndron në Kosovë

Ministri për Çështje të Bashkimit Evropian të Hungarisë, Janos Boka, po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ai sot do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Takimi pritet të zhvillohet në orën 10:45.

Ministri hungarez gjatë qëndrimit në Kosovës, të hënën është pritur  në takim edhe nga zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

Edhe Boka ka shkruar në platformën ‘X’ se me Besnik Bislimin ka diskutuar veprimet që duhen ndërmarrë për ta sjellë Kosovën një hap më afër Bashkimit Evropian.

“Presidenca hungareze po punon për një politikë zgjerimi të bazuar në merita, të balancuar dhe të besueshme. Këtë e theksova gjatë bisedave të mia në Prishtinë”, ka shkruar ai në ‘X.

Ministri për Çështje të Bashkimit Evropian të Hungarisë, Janos Boka, do të ketë takim edhe me akterë të tjerë politik e shoqëror në Kosovës.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci