Asociacioni i Gjyqtarëve të Premier Ligës ka marrë vendim për shkarkimin e gjyqtarit David Coote pas videos në të cilën shante Liverpoolin dhe ish-menaxherin Jurgen Klopp.
Veprimet e Cootes janë cilësuar si shkelje e rëndë e kontratës dhe se nuk ka mundur ta mbante pozitën ndryshe.
“Pas hetimeve rreth sjelljes së Cootes, angazhimi i tij ka përfunduar sot me efekt të menjëhershëm”, thuhej në njoftim.
“Veprimet e tij janë shkelje serioze e kontratës së punësimit”, thuhej më tej.