Të fundit

Zvicra po shqyrton mundësinë për vendosjen e “taksave të migracionit” për punëtorët e huaj

Këshilli Federal po studion mundësinë e vendosjes së një ‘tarifë hyrjeje’ për punëtorët që vijnë nga vendet jo-BE, një propozim i nxitur gjithashtu nga SVP.

Parimi pas idesë së SVP është ta bëjë imigracionin më të shtrenjtë dhe për këtë arsye më pak tërheqës.

Sipas propozimit, një pjesë e të ardhurave nga kjo taksë e cila mund të arrijë në 5,000 franga për person do të përdoret për të kompensuar kostot e krijuara nga emigracioni, si mungesa e banesave dhe përdorimi i tepërt i infrastrukturës tjetër të Zvicrës.

Ndonëse kjo tingëllon ekstreme, është një version “i zbutur” i një mocioni të mëparshëm parlamentar, që i bën thirrje qeverisë të vendosë taksën ndaj të gjithë të huajve, duke përfshirë ata nga Bashkimi Evropian dhe vendet e EFTA (Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni).

Kjo çështje do të vazhdojë të debatohet në vitin 2025, shkruan albinfo.ch.

Një propozim i ngjashëm, i paraqitur nga Partia Liberale-Radikale (PLR), mbështet një taksë imigrimi për kompanitë zvicerane që punësojnë të huaj.

Ideja është që punëdhënësit zviceranë që rekrutojnë nga jashtë duhet të kontribuojnë financiarisht në kostot ekonomike të emigracionit – në masën 10,000 franga për punonjës.

“Me këtë taksë, do t’u takojë kompanive të peshojnë avantazhet dhe disavantazhet e punësimit të punëtorëve të huaj”, tha ai.

Edhe kjo do të vazhdojë të jetë në radarin e Parlamentit në vitin 2025.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci