Të fundit

Vuçiq: Unë nuk jam Assadi, nuk do të arratisem

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai nuk është Assadi dhe se nuk do të ikë askund.

“Edhe nëse mendoni se unë jam Assadi, kështu që unë do të iki diku – NUK JAM”, ka deklaruar Vuçiqi të hënën vonë në mbrëmje.

“Jam gjallë, gjithë jetën kam jetuar këtu në Serbi, i jam mirënjohës Serbisë sime, do të qëndroj këtu, ky është vendi im ku do të përfundoj. Unë do të luftoj për Serbinë dhe do t’i shërbej vetëm timit, popullit serb dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të Serbisë, asnjëherë të huajve, kurrë atyre që duan ta mposhtin, poshtërojnë dhe shkatërrojnë Serbinë”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram të hënën mbrëma, transmeton Paparaci.

Vuçiqi ka paralajmëruar se Serbia është nën presion nga anët e ndryshme dhe po mundohen ta rrëzojnë me të gjitha mjetet e mundshme hibride.

“Unë vetëm dua t’u them atyre që mendojnë se do ta rrëzojnë Serbinë, se sa herë që mendojnë se mund të fshehin se sa shumë e urrejnë këtë vend, ne do t’i zbulojmë të gjitha detajet se sa para janë paguar në ditët dhe javët në vazhdim. Në detaje, sa para janë paguar për shkatërrimin e Serbisë në katër vjetët e kaluara. Sa është paguar që Serbia të mos jetë e lirë dhe e pavarur, të mos marrë vendimet e veta, të mos zgjedhë të ardhmen e saj, por të dëgjojë dhe t’i shërbejë dikujt tjetër”, ka vazhduar Vuçiqi demagogjinë e tij tashmë të njohur për të gjithë.

“Ne nuk do t’i shërbejmë askujt”, ka porositur Vuçiqi, “të gjithë atyre që përpiqen të shkatërrojnë Serbinë”.

“Shpresoj se më keni kuptuar mirë. Unë jam aq i vendosur dhe i sigurt në këtë që po ju them, saqë ju garantoj se nuk do ta mposhtni kurrë Serbinë! Rroftë Serbia, ka pretenduar Vuçiq./Paparaci.com

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci