Të fundit

Presidentja Osmani takon senatorin Ted Cruz: ShBA-ja, aleat jetik për Kosovën

Vjosa Osmani ka vazhduar me takimet në Washington DC ku po qëndron për vizitë zyrtare për takime në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Osmani ka njoftuar sot se është takuar me Senatorin republikan Ted Cruz, me të cilin ka thënë se ka diskutuar për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së.

Ajo ka shtuar se ShBA-të mbeten aleat jetik.

“Forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me Senatorin republikan Ted Cruz.

Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën dhe jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët”, ka shkruar Osmani.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci