Për vetëm 24 orë, më shumë se 70 anëtarë të komunitetit akademik të Universitetit në Mitrovicën e Veriut nënshkruan një deklaratë ku kanë shprehur mbështetjen e tyre të parezervë për studentët të cilët prej ditësh po organizojnë bllokada në gjithnjë e më shumë fakultete anembanë Serbisë.
Kjo nismë ka nisur pasi Kolegji i rektoral i Universitetit në Mitrovicën e Veriut ka lëshuar një deklaratë duke u distancuar nga të gjitha ngjarjet dhe duke mbështetur në mënyrë delikate Aleksandar Vuçiqin, transmeton Paparaci.
Anëtarët e komunitetit akademik që nuk janë dakord me këtë qëndrim kanë vendosur të solidarizohen me studentët dhe të mbështesin kërkesat e tyre legjitime.
“Deri më tani mbi 70 persona kanë nënshkruar nismën, shpresojmë që ky numër të rritet. Qëllimi ynë është të mbështesim studentët në luftën e tyre. Kërkesat e studentëve janë të formuluara saktësisht, në mënyrë përmbajtësore dhe me rëndësi thelbësore në momentin aktual shoqëror”, ka thënë Senka Kostiq, profesoreshë asistente në Universitetin në Mitrovicës së Veriut dhe një nga iniciatorët e nismës.
Bllokada në fakultete nisi si reagim ndaj sulmit ndaj një studenti dhe numri i fakulteteve që po i bashkohen kësaj proteste po rritet çdo ditë e më shumë.
Studentët kërkojnë publikimin e të gjithë dokumentacionit lidhur me rindërtimin e çatisë në Novi Sad, përcaktimin e përgjegjësisë penale dhe ndjekjen penale të përgjegjësve për sulmin ndaj studentëve, si dhe ndërprerjen e represionit dhe torturës politike.
“Organizimi dhe angazhimi i të rinjve të mbledhur rreth synimeve të përbashkëta janë shembull solidariteti dhe përgjegjësie qytetare. Ne si mësimdhënës kemi obligim moral dhe profesional t’i mbështesim”, ka shtuar Kostiq për KoSSev.
Përveç kësaj, ajo ftoi anëtarët e tjerë të komunitetit akademik të Universitetit në Mitrovicën e Veriut që t’i bashkohen kësaj nisme dhe të nënshkruajnë një deklaratë për mbështetjen e studentëve./Paparaci.com