Të fundit

PDK dorëzon në Kushtetuese 16 ligje, Tahiri i bindur se do të rrëzohen

Partia Demokratike e Kosovës ka proceduar në Gjykatën Kushtetuese ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës, në seancën e 5 dhjetorit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, në një konferencë për media tha se ashtu siç ka paralajmëruar një javë më parë që PDK do të procedoj në Kushtetuese ligjet që janë miratuar më datën 5 dhjetor, “sot edhe i dorëzuam në Kushtetuese”.

“Seanca e 5 dhjetorit ka përcaktuar një standard jashtëzakonisht të dëmshëm. Kanë vendosur një rekord të zi parlamentar jo vetëm në rajon, por dhe në Evropë”, tha Tahiri.

Tahiri ka deklaruar se kanë paralajmëruar që do t’i dërgojnë 20 projektligje në Gjykatën Kushtetuese, mirëpo ka shtuar se në konsultim me ekspertët i kanë proceduar 16 prej tyre.

“PDK do t’i procedojë në Gjykatën Kushtetuese ligjet të cilat janë miratuar në seancën e 5 dhjetorit. Seanca e 5 dhjetorit kanë përcaktuar një standard jashtëzakonisht të dëmshëm dhe e kanë dhunuar jetën parlamentare në vendin tonë. Ato seanca kanë vendosur një rekord te zi parlamentar jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Ne kemi paralajmëruar që do t’i dërgojmë 20 projektligje në Gjykatën Kushtetuese, prej atyre të cilat janë miratuar mirëpo në konsultim me gjithë ekspertët tanë, sot i kemi proceduar 16 prej tyre”, tha ai.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci