Kosova do të përballet sërish me Zvicrën, kundërshtarin e saj në kualifikueset për kampionatin e fundit evropian.
Kësaj radhe, dy kombëtaret do të ballafaqohen në kampanjën për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Në shortin e tërhequr sot në Cyrih të Zvicrës, goglat e kanë vendosur kombëtaren dardane në Grupin B kualifikues me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.
Grupi B do t’i ketë katër përfaqësuese.
Grupi B
Zvicra
Suedia
Sllovenia
Kosova
Evropa dërgon 16 përfaqësuese, ndaj kualifikimet do të ndahen në 12 grupe, nga të cilët fituesit do të shkojnë direkt në kampionat, ndërsa të gjithë vendet e dyta do të luajnë një play-off së bashku me katër skuadrat më të mira të Ligës së Kombeve.