Të fundit

Duka komenton shortin, tregon kur do të zhvillohet ndeshja ndaj Serbisë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë komentin e tij për shortin e kualifikueseve të Botërorit, ku fati e vendosi kombëtaren kuqezi me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Në një prononcim të shkurtër nga Cyrihu duke u shpreh i kënaqur me shortin.

“E dija rregullin e shortin. Nuk jam shumë i kënaqur dhe i lumtur, me atë çfarë sollën goglat. Mund të ishim në ndonjë grup tjetër, nga të gjitha këndvështrimet do të ishim më mirë.

Pasi pashë skuadrat e para në grupe, ishe grupi që nuk doja nga të gjitha grupet. Nuk do të dojë një përballje me Anglinë, nga ekipet më të forta. Duhet të përgatitemi edhe kundër Anglisë. Serbia është një kundërshtar me problemet sensitive të veta, uroj që në këto kualifikuese të mendojmë të gjithë vetëm për sport.

Andorra gjithashtu nuk më pëlqen, nuk është komod, duhet të udhëtosh nëpërmjet Barcelonës dhe 3 orë me autobus. Të shikojmë kalendarin, për kundërshtarët e marsit. Stafi t’i përgatisë ato, t’i përvishemi punës me këmbë në tokë. Të luftojmë për një biletë në Botëror. Duhet organizim perfekt dhe impenjim maksimal.

E takova para shortit presidenten e federatës angleze, edhe i thashë që nuk dua të luajmë kundër jush. Është luks të luash në Uembli dhe vështirë të bësh rezultat.

Sfida e federatës serbe është për ta organizuar sa më mirë, ndërsa e jona për ta fituar atë ndeshjen. Ndeshja me Serbinë do të jetë në shtator, tetor apo nëntor.

Të shikojmë çfarë ndeshje do kemi në mars. Ne e kemi mbështetjen e tifozëve në çdo ndeshje. Tifozët po i presin me kënaqësi dhe dëshirë këto përballje. Janë forcë e shtuar për ekipin tonë. Të gjitha ndeshjet kanë 3 pikë, të gjitha janë të rëndësishme, jo vetëm Anglia”, u shpreh Duka për “Klan News”.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci