Të fundit

Haxhiu reagon pasi PDK-ja dërgoi ligjet në Kushtetutese: Po i frikësohen Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi PDK-ja dorëzoi dhjetëra ligje në Gjykatën Kushtetuese. Haxhiu ka thënë se kjo parti është e frikësuar nga Byroja për Konfismin e Pasurisë.

“PDK sërish e paskan dërguar Ligjin për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në Gjykatën Kushtetuese. Kjo lëvizje tregon më së miri frikën e tyre të thellë ndaj këtij ligji, i cili rrezikon të prekë rrënjët e korrupsionit që ata vetë kanë kultivuar ndër vite”, ka shkruat Haxhiu në Facebook.

Me këtë veprim, ka theksuar ajo, është e qartë se angazhimi i tyre politik nuk ka më të bëjë me aspirata apo vizione për të ardhmen, por thjesht me një përpjekje të dëshpëruar për të mbrojtur pasurinë kolosale të fituar padrejtësisht në të kaluarën.

“Kjo është lufta e tyre për të mbajtur atë që kanë grabitur në kurriz të qytetarëve. 9 shkurti do të jetë dita ku sërish do të ballafaqohen interesat e tyre të ngushta përballë vullnetit popullor për qeverisje të drejtë, dhe luftë ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Pra siç kemi thënë: ju edhe mund të na vononi, por kurrë nuk do ta ndalni vullnetin e popullit për drejtësi. Byroja do të bëhet. Pasuria do t’i kthehet shtetit dhe qytetarëve. Drejtësia do të mbizotërojë”, ka shkruar Haxhiu.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci