Të fundit

Jota shpëton Liverpoolin, nuk shfrytëzon gabimin e Arsenalit

Liverpooli ka barazuar në Anfield 2 me 2 me Fulhamin në një ndeshje që “Të kuqve” u shkoi keq që në pjesën e parë.

Andy Robertson u ndëshkua me karton të kuq dhe kjo i dha komoditet Fulhamit në këtë takim.

Londinezët realizuan me Pereiran ndërkaq Liverpooli barazoi me të filluar pjesa e dytë me Cody Gakpon.

Rodrigo Muniz heshti Anfieldin me golin e realizuar në minutën e 76, ndërkaq Liverpooli nuk u dorëzua dhe Diogo Jota realizoi për golin e barazimit.

Me këtë barazim Liverpooli tubon 36 pikë, pesë më shumë se Chelsea në pozitën e dytë dhe gjashtë më shumë se Arsenali në pozitën e tretë.

 

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci