Të fundit

Peja me shumë lehtësi mposht Sigal Prishtinën

Peja e ka mposhtur Sigal Prishtinën me 15 pikë epërsi , 86:71 në ndeshjen e 12-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Pejanët ishin më të mirë në të katër çerkët, ku të parin e fituan me katër pikë diferencë, 23:19, ndërsa të dytin me tetë pikë më shumë, 23:15.

Epërsi, Peja pati edhe në çerekun e tretë, të cilin e fitoi me rezultat 20:16, kurse pak më ngushtë ishte situata me pikë në çerekun e katërt, por që nuk çoi peshë në rezultatin final.

Me këtë fitore, Peja ka 16 pikë në tabelë dhe gjendet në vendin e pestë, teksa pikë të njëjta ka edhe Prishtina që gjendet një pozitë më lartë.

Më i miri në parket ishe Williams i Sigal Prishtinës me 36 pikë, teksa te Peja u dalluan Berisha, Galloway, Hajdari, Ikpe e Lukashov të cilët të gjithë i kishin nga 11 pikë të shënuara.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci