Lille i Edon Zhegrovës arriti vetëm një barazim në duelin kundër Marseillet.
Ishin vendësit e Marseillet ata që avancuan të parët, qysh në minutën e 17-të të ndeshjes.
Por, shokët e Edonit ia dolën të barazojnë shifrat 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Marseille mbeti me një lojtar më pak në minutat shtesë të ndeshjes.
Me rezultatin 1-1 përfundoi ndeshja.
Edoni luajti tërë pjesën e parë, ndërsa u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.
Me këtë rezultat, Lille mbetet në pozitën e katërt, sikurse edhe Marseille që përforcon pozitën e dytë.