Të fundit

Haradinaj: Kurti na izoloi, Kosova më e vetmuar se kurrë në arenën ndërkombëtare

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj në një tubim në Podujevë ka thënë se dështimi më i madh i qeverisë së Albin Kurtit është izolimi dhe stagnimi i Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova është më e vetmuar se kurrë në arenën ndërkombëtare.

“Dështimi më i madh i këtij qeverisje është pikërisht izolimi dhe stagnimi i vendit tonë. Sot, Kosova është më e vetmuar se kurrë në arenën ndërkombëtare, ndërsa qytetarët tanë po vuajnë pasojat e një udhëheqje të paaftë që as nuk e kupton e as nuk di ta menaxhojë situatën”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se Podujevës, qytetit të heronjve dhe patriotëve, i takon një e ardhme më e mirë. Sot, bashkë me Besnik Tahirin, Arbnor Fazliun dhe Burim Hasanin, prezantuam programin tonë konkret për transformimin e vendit. Ne do të sigurojmë anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional, një kthesë vendimtare që do të garantojë sigurinë dhe do të hapë dyert për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“Programi ynë për Kosovës Fituese mes tjerave parasheh masa si: Rritja e pensioneve të veteranëve dhe atyre të moshës në 500 euro që në vitin e parë të qeverisjes. “Pakoja për Mirëqenien e Familjes” do të sigurojë shtesa për fëmijë dhe lehona, përkujdesje për të moshuarit, mbështetje për personat me nevoja të veçanta dhe banim për çiftet e reja. Nuk do të lejojmë që rinia jonë të largohet – do të krijojmë mundësi reale punësimi përmes projekteve konkrete që sjellin rezultate të menjëhershme. Kosova do të fitojë, sepse e meriton më të mirën”, ka shkruar Haradinaj.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci