Të fundit

Osmani takohet me zyrtarin e lartë të Shtëpisë së Bardhë: Mbështetës i palëkundur i Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pasur një darkë pune me Drejtorin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, Mike Carpenter.

Osmani tha se Carpenterin e falënderoi për kontributin dhe mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën.

“Në një darkë pune me Drejtorin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, Ambasadorin Mike Carpenter, e falënderova për kontributin e tij shumëvjeçar dhe mbështetjen e palëkundur për Kosovën e pavarur, sovrane dhe të integruar në strukturat euroatlantike”, shkroi Osmani.

Osmani tash e disa ditë po zhvillon vizitë zyrtare në ShBA, ku është takuar me senatorë e kongresistë.

 

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci