Të fundit

Tubimet e PDK-së plot njerëz pas luftës, por zgjedhjet i fitonte LDK-ja – Haziri tregon arsyen

Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e cila fitonte zgjedhjet pas luftës, madje edhe bindshëm, edhe pse për shumëkë kjo atëbotë nuk ishte e pritshme.

Gazetari Vehbi Kajtazi tregon se si kishte plot njerëz në tubim për PDK-në, por kjo parti nuk arrinte t’i fitonte zgjedhjet.

Lutfi Haziri, njëri ndër themeluesit e LDK-së në një intervistë ekskluzive për emisionin Paradoks me Vehbi Kajtazin, prodhim i Gazetës Paparaci, thotë se kjo ndodhte për shkak të frikës që kishin njerëzit.

Megjithatë, edhe për Hazirin rezultati që e kishte arritur LDK-ja, për të e për ish-presidentin Rugova nuk ishte i pritshëm

“Frikë ka pasë. Në momentin kur u nominu për herë të parë për kryetar, Rugova e ka pasë këtë formulë: Po shkojna në Prishtinë me profën Nexhat Daci, se ai ka qenë kandidat për Prishtinë edhe në Gjilan, për shkak të moshës, po shkojna me ma të riun në Gjilan me Lutën, i cili sapo ka dalë prej burgu…Rugova e ka pasë shumë personale burgosjen time dhe ka insistu shumë. Adnan Merovci e pasqyron në librin e vet se sa ka qenë insistus për rastin tem.”

“Njerëzit iu frikonin PDK-së së asaj kohe. Kryengritësit ushtarakë u transformun në rroba civile. Bile edhe ngjyrën e rrobave e kanë pasë si lejla. Këmishat e kaltërta, blu e mbyllun edhe m’u identifiku që janë pjesë e transformimit. Por njerëzit janë friku. Ata janë friku me më përshëndet edhe mu. Na e kemi lexu drejtë se njerëzit po shujnë, nuk po reagojnë. Ka pasë edhe aso që kanë marrë pjesë në organizime, por votën s’e ka dhanë. Me të thanë të drejtën askush s’e ka pritë. Ibrahim Rugova ka thënë ne po presim rezultat modest për ne”, ka thënë Haziri.

Tutje, ai tregon se si ish-presidenti Rugova i kishte thënë se “djemtë e malit” do të duhej të integroheshin në politikë, duke iu referuar krahut të luftës.

“Mu më ka thanë mos puno, mos u angazho se na kena me fitu. Por këta djemtë e malit duhet me i shti mrena në shtet, edhe me e ndërtu shtetin bashkë se pa ta nuk bëhet. Me met jashtë, është më keq. Ata duhen m’u legjitimu, me hy brenda”, ka shtuar Haziri.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci