Të fundit

Zbulohet proteina që aktivizon zemrën pas një ataku

Kur diçka nuk funksionon, duhet rregulluar.

I njëjti rregull vlen edhe për zemrën. Nëse qelizat e miokardit nuk janë në gjendje të rigjenerohen pas një ataku kardiak idealja do të ishte të kishim një “riparues” biologjik.

”Dhe ndoshta, falë studimit ne kemi gjetur një të tillë”, shkruan salute.eu.

Zgjidhja sugjerohet nga studimet mbi peshkun zebra, të cilët, ndryshe nga minjtë dhe njerëzit, janë në gjendje të rigjenerojnë indin kardiak në rreth dy muaj pas një dëmtimi.

Sekreti i ”rilindjes” së zemrës tek këto kafshë në fakt fshihet në një proteinë, të quajtur Hmga1.

Falë stimulit të shkaktuar nga kjo proteinë, një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh arriti të riparonte me sukses zemrat e minjve.

Studimi hap rrugën për perspektiva vërtet mbresëlënëse edhe nëse jemi vetëm në fillim.

Në fakt, një rrugë e re hapet për shpresën në rigjenerimin e miokardit, me ndikim pasues në rikuperimin pas një ataku kardiak dhe në trajtimet për dështimin e zemrës.

Studimi tregon se si Hmga1, i identifikuar te peshku zebra, mund të veprojë edhe te kafshët.

Studimi u krye nga studiues të institutit ”Hubrecht” në Utrecht dhe u botua në ”Nature Cardiovascular Research”.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci