Të fundit

Ronaldo e nis vitin 2025 me gol dhe fitore

Cristiano Ronaldo e ka nisur vitin 2025 me gol dhe me fitore.

Skuadra ku ai luan, Al Nassr shënoi fitore 3:1 ndaj Al Okhdood në kuadër të javës së 14 në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.

Mane me dy gola dhe Ronaldo me një i dhanë fitoren vendasve në ndeshjen e parë në vitin e ri.

Ronaldo, kësisoj shënoi golin e parë në vitin e tij të 24 rresht.

Portugezi ka arritur në kuotën e 917 golave dhe i nevojiten vetëm edhe 83 për të arritur qëllimin e tij.

Me këtë fitore, Al Nassr shkon në kuotën e 28 pikëve në vendin e tretë, tetë më pak se lideri, Al Ittihad që ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci