Të fundit

“E paparashikueshme” – Ancelotti flet për ‘El Clasicon’ e finales së Superkupës së Spanjës

Carlo Ancelotti ka folur për shtypin pas fitores së Real Madridit ndaj Mallorca në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, e cila ia siguroi një vend në finalen e madhe.

Real Madridi do të përballet me Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës dhe trajneri i Los Blancos nuk duket i sigurt për El Clasicon.

“Në kohët e fundit, El Clasico ka qenë gjithmonë e paparashikueshme. Ka pasur ndeshje që ne i kemi fituar lehtësisht dhe të tjera ku na kanë mundur 0-4”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Është e vështirë të mendosh se si do të jetë finalja, por do të jetë argëtuese sepse do të ketë shumë talentë në fushë”.

“Unë nuk e di se si do të shkojë. Ne do të përpiqemi të bëjmë më mirë se Barcelona”, përfundoi trajneri italian.

Ndeshja El Clasico e finales së Superkupës së Spanjës është paraparë të zhvillohet këtë të diel, 12 janar, nga ora 20:00.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci