Të fundit

Netanyahu nuk do të shkojë në inaugurimin e Trump-it

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk do të shkojë në Uashington për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, më 20 janar.

Kështu i tha gazetës “The Times of Israel” një ndihmës i kryeministrit izraelit.

Zyrtarët izraelitë kishin thënë javëve të fundit se Netanyahu pritej të merrte pjesë në inaugurimin e Trumpit.

Gazeta izraelite nuk dha hollësi për këtë vendim, përfshirë arsyet e mundshme.

Trumpi publikoi një video në “Truth Social” ku flet ekonomisti Jeffrey Sachs, i cili e akuzon Netanyahun për manipulimin e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe për orkestrimin e “luftërave të pafundme” në Lindjen e Mesme.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci