Të fundit

Aksion i madh në Ferizaj: Konfiskohen sasi e madhe e parave, armë e substanca narkotike

Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe objekte përcjellëse gjatë ditës së sotme.

Sipas policisë, gjatë kontrollit janë gjetur substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 842.9 gramë.

Policia shton se substanca është gjetur në shtëpi dhe një pjesë e groposur në kopsht.

“Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të shkurta (njëra me leje), 40 fishekë, një peshore digjitale, 19 mijë e 288 euro, disa kartela bankare dhe dëshmi tjera që do të përdoren në procedura të mëtejme ligjore”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Gjatë operacionit është arrestuar kosovari Q.T., rreth 33-vjeçar.

“I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti për përfshirje në veprat penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe ‘Mbajtja në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armës’. Me aktvendim nga prokurori, i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, njofton policia.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci