Të fundit

Molliqaj: Kurti po i shmang rregullat e demokracisë, si Orbani në Hungari

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e krahasuar atë me liderë autoritarë, veçanërisht me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Në Debat Plus, Molliqaj e ka përshkruar veprimin e Kurtit si një tentativë për të shmangur rregullat e demokracisë dhe lirinë e mediave – teksa Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë. gjatë fushatës zgjedhore, në disa nga prej mediave kryesore në Kosovë, përfshirë televizione si Dukagjini, Klan Kosova, T7, dhe mediumin Kallxo.com.

“Nuk është frika e ballafaqimit me mediat e analistët e as me opozitën. Ai është ka thotë hiq mos i dëgjoni këta. A e di qysh i bie kjo? Nëse jemi duke luajtur futboll dhe janë rregullat e futbollit, ai ndoshta mundet edhe me na mund neve, edhe me rregullat standarde, por ai po thotë këto rregulla lëreni krejt. Dhe ne jemi duke luajt me rregulla të reja. Meqenëse se është kampion, në kuptimin është i fuqishëm, njerëzit e shohin atë”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka theksuar se Kurti po vepron si një lider autoritar, duke refuzuar të ballafaqohet me mediat dhe opozitën gjatë periudhës zgjedhore.

Sipas Molliqaj, ky veprim është i ngjashëm me atë që ka bërë Viktor Orbán gjatë mandatit të tij të dytë, kur edhe ai kishte refuzuar mediat gjatë fushatës zgjedhore.

“Rrjedhimisht ai është ka dëshironin ma na i shmangë krejt rregullat që e kanë mbajt demokracinë. Dhe nuk është Albin Kurti, krejt këta liderë autoritarë e kanë bërë. Orbanin e keni në mandatin e dytë i ka refuzuar mediat në zgjedhje”, ka shtuar Molliqaj.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci