Kanidadti për deputet nga radhët e AAK-së, Lahir Brahimaj, ka kritikuar ministrin Liburn Aliu dhe zëvendësministrin Durmishin për gjendjen e rrugëve.
Brahimaj ka shpërndarë një video ku shihen rrugët e mbuluara me borë.
Sipas Brahimajt, pushteti është i zënë me fushatë e kanë harruar se bora është normale në janar.
Postimi i plotë:
Është data 11 janar, piku i dimrit. Por ministrin Aliu dhe vartësin e tij Durmishi bora i paska zënë në befasi në mes të dimrit.
Shumica e rrugëve në Kosovë janë thuajse të papastruara nga bora dhe kjo situatë po vazhdon të jetë e njëjë edhe kur po i afrohemi mesditës.
Si duket Durmishi është i zënë me fushatë dhe ka harruar që bora është normale dhe e zakonshme të bie në janar.