Skuadra e Evertoni ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me trajnerin David Moyes, pas shkarkimit të Sean Dyche të enjten.
Moyes bën rikthimin e tij pasi u largua nga West Ham në fund të sezonit të kaluar, pasi ai merr drejtimin e Everton për herë të dytë, 11 vjet e gjysmë pas largimit për në Manchester United.
61-vjeçari tha se “nuk hezitoi” në rimarrjen e detyrës.
“Është fantastike të kthehesh!” tha Moyes. “Kam gëzuar 11 vite të mrekullueshme dhe të suksesshme në Everton dhe nuk hezitova kur m’u ofrua mundësia për t’iu bashkuar këtij klubi të madh.Jam i emocionuar që do të punoj me [pronarët e rinj] Friedkin Group dhe mezi pres t’i ndihmoj ata të rindërtojnë klubin”, ka thënë ai.
Në mesin e emrave të mundshëm për të marrë drejtimin e skuadrës së Evrtonit ishte edhe portugezi Jose Mourinho, por drejtuesit e klubit kanë vendosur të zgjedhin Moyes.
Kryetari ekzekutiv i Evertonit, Marc Watts, shtoi: “Jemi të kënaqur që Davidi po na bashkohet në këtë moment kyç në historinë e Evertonit.
“Me mbi një dekadë përvojë në klub, ai është lideri i duhur për të na shtyrë në sezonin tonë të fundit në Goodison Park dhe në stadiumin tonë të ri. Ne mezi presim të punojmë me Davidin për të ndërtuar themelet e një epoke të re për Everton”.