Të fundit

Kajtazi: Duhet të jesh i pashpirt si Kurti që i shkoi në shtëpi Ferdonije Qerkezit, e gënjeu për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar nisjen e fushatës së Albin Kurtit me drekë në shtëpinë e Ferdonije Qerkezit.

Kurti ka publikuar një fotografi duke drekuar me Ferdonije Qerkezin, e cila ende nuk di për fatin e katër djemve dhe bashkëshortit të saj.

Ndërkaq, Kajtazi ka thënë se Kurti e ka gënjyer dhe mashtruar se do ta kushtëzojë dialogun me Serbinë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Duhesh me qene forte i pashpirte, bash si Albin Kurti, qe i shkon ne shpi per dreke Ferdonije Qerkezit pasi e ka genjyer e mashtruar se do ta kushtezoje dialogun me Serbine me zbardhjen e fatit te te pagjeturve”, ka shkruar Kajtazi në Facebook.

 

 

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci