Nol Nushi i PSD-së ka komentuar fotografinë e Albin Kurtit me Ferdonije Qerkezin, e cila i ka të zhdukur katër djemtë dhe bashkëshortin.
Nushi e ka quajtur Kurtin njeri të ligë dhe që po përdorë tragjedinë njerëzore për fushatë zgjedhore.
Ai gjithashtu ka thënë se Kurti është politikan instrumentalizues.
Postimi i tij:
Tragjedia njerëzore si fushatë zgjedhore
Kurti, si politikan instrumentalizues, paska vendosur ta nisë fushatën në mënyrë të ligë.
Ai paska postu një fotografi duke “dreku” me Ferdonije Qerkezin e cila burrin dhe katër djemt i ka të zhdukur në luftën e fundit. Paska tentuar ta imitojë foton ikonike të Artan Korenicës ku nënë Ferdonija darkon e vetme në sofrën e shtëpisë se saj.
Krejt e dijmë që Kurti nuk ka shku me darku. Kërkush nuk darkon me kamera mbi kokë, përveç nëse je ne Bigbrother. Për vota, Kurti nuk ka limite. Keqpërdoret çdokush e gjithëçka. Instrumentalizohet edhe tragjedia njerëzore.
Sot Kurti qenka ulur aty ku i uleshin familjarët e zhdukur. Sepse duhen votat.
A e dini pse është shumë e ligë? Sepse sot fillon fushata zgjedhore. Ai po don edhe më shumë pushtet. Pushteti kurrë nuk është boll për autoritarët. Nuk ngihen.