Mbi një mijë mbështetës të Lidhjes Demokratike të Kosovës mbetën jashtë sallës ku u mbajt tubimi hapës i fushatës zgjedhore në Prishtinë të shtunën.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se i detyrohet një kërkimfalje mbështetësve që mbetën jashtë.
“Detyrohem një kërkimfalje për gjithë ata mbështetës e qytetarë që na mbetën jashtë. Më thanë se ishin mbi një mijë. Ndonëse u hoqën dhe karriget, vend nuk kishte më shumë, nuk kishte hapësirë më shumë!”, tha Abdixhiku në një postim në Facebook.
“Ju faleminderit secilit që na mbushët zemrat dhe mendjet me plot fuqi! Në këtë ditë të bardhë mbushët sallen më të madhe që kishim! LDK është ngritur tashmë në këmbë!”, tha ai.
“Fushatë të mbarë!
124 është numri ynë!
Republika jonë është vetë ëndrra jonë!
Ndryshimi sot, është misioni jonë!”, përfundoi kreu i LDK-së.