Të fundit

Krasniqi i kërkon Bedri Hamzës ndërtimin e një salle trefish më të madhe në Prishtinë: Ndryshe PDK-ja nuk mund të mbajë tubime

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në fjalimin e tij në hapje të fushatës së partisë për zgjedhjet e 9 shkurtit e ka obliguar kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën me një detyrë të madhe.

Për shkak të numrit të madh të përkrahësve, salla 1 Tetori në Prishtinë ka qenë shumë e vogël për të zënë tërë ata dhe për këtë arsye, Krasniqi ia ka kërkuar një sallë trefish më të madhe.

“Por sonte ia kërkojmë një obligim të ri kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamzës që në Prishtinë ta ndërtojë një sallë trefish më të madhe sepse ndryshe PDK-ja nuk mund të mbajë tubime”, ka thënë Krasniqi.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci