Të fundit

Sadiku: Nuk kemi kohë për të humbur, më 9 shkurt vulosim fitoren e madhe të LDK-së

Kandidati i LDK-së për deputet, Izet Sadiku ka thënë se ka nisur festa drejt fitore së madhe të partisë.

Ai ka thënë se në tubimin për hapjen e fushatës ka parë vendosmëri për ta rikthyer besimin e qytetarëve, sepse, sipas tij, shteti ndërtohet me punë e jo me popullizëm.

“Vendi ynë nuk ka kohë për të humbur, por ka potencial të zhvillohet, të ndërtoj institucione të forta dhe të udhëhiqet me ndershmëri me kryeministër dr. Lumir Abdixhiku”, ka thënë Sadiku.

“Me #9Shkurt e vulosim fitoren e madhe, sepse ndryshimi nuk fillon me ata që për 4 vite kanë dështuar në qeverisje, ndryshimi fillon vetëm me LDK”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci