Të fundit

City tmerron ekipin e Gary Neville dhe Giggsit me tetë gola

James McAtee ka realizuar “hat-trick” në fitoren e thellë të Manchester Cityt.

City të shtunën në kuadër të raundit të tretë të FA Cup e mposhti Salfordin me rezultatin 8:0, pas disa javëve krize rezultatesh në të gjitha garat.

Tre gola u shënuan në pjesën e parë kurse pesë të tjerë në pjesën e dytë.

Jeremy Doku e hapi serinë e golave në minutën e tetë.

Në minutën e 20-të, Divin Mubama shënoi për 2:0, kurse Nico O’Reilly në minutën e 43-të e realizoi golin e tretë.

Jack Grealish ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 49-të për 4:0.

Goli i pestë u shënua nga McAtee në minutën e 62-të.

Shtatë minuta më pas sulmuesi belg, Doku, shënoi sërish për 6:0 nga penalltia.

Dhe dy golat e fundit i realizoi McAtee në minutën e 72-të dhe 81-të.

Skuadra e Salfordit bën gara na kategorinë e katërt të futbollit anglez.

 

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci