Të fundit

Zhvillimet e fundit – nisin negociatat për koalicionin LVV-LDK

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Shtime sheh gjasa reale për arritjen e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Kryetari i degës, Kadri Emini, ka thënë se koalicioni me LVV-në do të varet nga negociatat mes përfaqësuesve të dy subjekteve.

“Realisht ka mundësi të bëhet një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje por kjo varet nga negociatat që do të zhvillohen me VV-në dhe në koordinim të plotë me qendrën”, ka thënë Emini për Albanian Post të mërkurën.

Emini ka theksuar se deri tani nuk e kanë shqyrtuar asnjë mundësi për të bashkëpunuar me partinë e cila ka dalë e dyta në zgjedhje, me PDK-në.

“Me PDK nuk e kemi në plan që të diskutojmë fare”, ka thënë ai.

Të hënën, kandidati i LDK-së për kryetar komune, Bedri Zeqiri, u shfaq nën shoqërinë e Qemajl Aliut, kandidatit të LVV-së që do të garojë në balotazh kundër kryetarit aktual të Komunës së Shtimes, Naim Ismajlit të PDK-së.

Lëvizja Vetëvendosje siguroi 45,10% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve, ndërkaq PDK-ja mori 44,64% të votave. /Paparaci

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci