Të fundit

Kamberi: Pushteti i Vuçiqit faktor destabilizues për rajonin

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi deklaroi sot se raporti i ri i progresit i Komisionit Evropian për Serbinë dëshmon se pushteti aktual i presidentit serb Aleksandër Vuçiq mbetet faktor destabilizues për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Që nga shkeljet në të drejtat fundamentale të njeriut, trajtimit të drejtave të pakicave kombëtare, pasivizimit të adresave, gjuhës së urrejtjes nga zyrtarët e lartë, mungesën e demokracisë gjithëpërfshirëse, lirinë e shprehjes dhe përfshirjen e shqiptarëve në institucione, e deri te gjendja jostabile në veriun e Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, me Serbinë si vektor destabiliteti të tyre, flasin më së miri për pushtetin e sotëm në Beograd”, shkruan Kamberi në një postim në Facebook.

Kamberi ndërkaq e ka quajtur veprim inkurajues harmonizimin e politikave rreth Ballkanit Perëndimor midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, të shprehur sot përmes kumtesës së përbashkët të sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe shefit të diplomacisë evropiane Josep Borell.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci