Të fundit

PZAP ka shqiptuar gjoba ndaj partive politike, LDK i prinë listës të dënimeve

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa (PZAP) ka gjobitur partitë politike për shkelje të ndryshme në fushatën para zgjedhjeve të 17 tetorit.

Këto janë dënimet:

LDK

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur LDK-në me 6.500 euro për shkelje të ndryshme, nga përdorimi i personave nën moshën 15-vjeçare për përfitime elektorale e deri te thyerja e heshtjes zgjedhore.

LDK-ja në Lipjan është gjobitur me 2.500 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes, me rastin e përdorimit të personave të moshës nën 15-vjeçare me qëllim të përfitimit elektoral.

Ndërkohë dy gjoba nga 800 euro ka marrë për thyerje të heshtjes zgjedhore, dhe një prej 1.200 euro për thyerje të heshtjes zgjedhore nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ndërkohë LDK-ja në Prishtinë është gjobitur me 1.200 euro për vendosje të posterëve në hapësira publike, në shtyllë elektrike, me rastin e promovimit të subjektit dhe kandidatit për kryetar komune.

LVV

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 2.400 euro për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike.

Në vendimin e PZAP-it për ankesën me numër 619/2021, të publikuar të mërkurën, thuhet se pranohet e bazuar ankesa e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ndërsa subjektit politik LVV i shqiptohet dënimi me gjobë në lartësi prej 1.200 euro për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se me datë 15 tetor, LDK-ja ka parashtruar ankesë në PZAP me të cilën pretendon se në komunën e Podujevës, po me datë 15 tetor, aktivistët e saj kanë vërejtur se kandidatja e LVV-së për Kuvendin Komunal të Podujevës, Sebastiana Vokrri, ka shpërndarë baner, në hapësirë të palejuar.

Edhe ankesa tjetër me numër 629/2021 ishte parashtruar po ashtu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, për shkelje të Kodit të Mirësjelljes – Thyerje e Heshtjes Zgjedhore.

PZAP-i e ka pranuar ankesën si të bazuar dhe ka dënuar sërish LVV-në me gjobë në vlerë prej 1.200 euro.

Në arsyetimin e PZAP-it për këtë vendim thuhet se LDK-ja e ka paraqitur këtë ankesë në ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor, përmes së cilës pretendohej se kandidati për Kuvend Komunal i LVV-së, Adem Breznica, ka dërguar SMS përmes të cilëve ka bërë thirrje për votim, duke shkruar “Dil Voto- 17 tetori është sot”.

PDK

Partia Demokratike e Kosovës është e detyruar nga PZAP-ja të paguajë gjobën prej 1.200 eurosh për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore.

VV-ja e cila ka paraqitur rastin në PZAP ka thënë se ka parë se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, kandidati Amir Mustafa për Kuvend Komunal në Prishtinë nga PDK, ka vendosur material zgjedhor (poster) lidhur me fushatën zgjedhore të subjektit politik të tij.

Gjobë i është shqiptuar edhe subjektit Partia Liberale Egjiptiane prej 300 eurosh, për thyerje të heshtjes zgjedhore, ndaj vetë kryetarit të këtij subjekti, Veton Berishës.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci