fbpx

Të fundit

Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së

Një ish-punonjës i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë ka rënë sot në prangat e Policisë së Kosovës, nën dyshimet për kryerjen e pesë veprave penale.

Prokuroria njoftoi sot për arrestimin e ish-punonjësit të AKI-së me inicialet M.K. Ai dyshohet për veprimtari që kanë cënuar sigurinë e vendit.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, prokuroria bëri me dije se i arrestuari dyshohet për zbulim të informatave të klasifikuara shtetërore.

“…sot është arrestuar dhe ndaluar personi me inicialet M.K., ish-punonjës i AKI-së, pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në cilësinë e personit zyrtar, ka vepruar me motive të dyshimta, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe zbuluar informacion të klasifikuar, andaj me këto veprime dyshohet se personi i lartcekur ka cenuar sigurinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari do të mbahet në ndalim për 48-orë. /Paparaci

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci