Të fundit

Haziri i përgjigjet Bislimit për “koalicionin me Listën Serbe”

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i është kundërpërgjigjur zv.kryeministrit Besnik Bislimi, i cili akuzoi LDK-në në Gjilan për blerje votash nga Lista Serbe.

Sipas Hazirit, i cili është kryetar aktual i Komunës së Gjilanit dhe kandidat për një mandat të radhës, një deklaratë e tillë që vjen nga zëvendëskryeministri i vendit është “vlerësim i rrezikshëm politik”.

“Sa i përket deklaratës së zv/kryeministrit, në Komunën e Gjilanit është dal një rezultat befasisht i mirë. Është një rikthim i madh i LDK-së, kemi dal partia e parë dhe bindshëm partia e parë”, ka thënë Haziri në një konferencë për media në selinë qëndrore të LDK-së të enjten.

Ai ka thënë se LDK-ja nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti politike.

“Tash e tutje do të vlerësoj dhe do të respektojë koalicionin me qytetarët. LDK-ja nuk ka pasur, e as nuk do të ketë koalicion me parti të tjera, e që përfshin Listën Serbe, Partinë Demokratike Turke apo partitë e tjera të minoriteteve. Tendenca të rikthehet roli i Listës Serbe në Gjilan, është një vlerësim i rrezikshëm politik”, deklaroi Haziri.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci