Të fundit

LDK-ja vendos “vija të kuqe” për të gjitha subjektet politike

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka thënë se partia nuk ka bërë dhe nuk ka marrë ftesë zyrtare për koalicione për bashkëqeverisje në komuna.

Ai, në një konferencë për media në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, tha se nuk do të ketë marrëveshje politike me asnjë subjekt politik.

“Ne sot kemi takuar strukturat e LDK-së për të bërë vlerësimet e para të zgjedhjeve lokale. Ne po presim edhe numërimin e fundit të votave tjera. Në tetë komuna jemi në kandidaturë dhe prijës për të fituar zgjedhjet lokale dhe në gjashtë të tjerat jemi për të ndihmuar partitë e tjera”, u shpreh nënkryetari i LDK-së.

“Marrëveshje politike nuk do të ketë me askënd, marrëveshje ka me qytetarin. Në shkallë të parë vlerësimet për koalicione i bëjnë qendrat, por vendimin e merr niveli qendror. Ende nuk kemi ftesë zyrtare as nuk kemi bërë ftesë zyrtare”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci