Të fundit

Ekskluzive: Ish shefi i IT-së në AKI informoi një grup të dyshuar kriminal

M.K., ish-shef i Departamentit të Teknologjisë Informative në Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, dyshohet se shpërndau informata të klasifikuara tek një grup i dyshuar kriminal, ka mësuar Paparaci nga burime brenda AKI-së.

Siç njoftoi sot Prokuroria e Shtetit, M.K. u arrestua sot nën dyshimin për cenim të sigurisë së Kosovës.

I arrestuari për kryerjen e pesë veprave penale që ndërlidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare e zbulim të informatave të klasifikuara, dyshohet t’i ketë ofruar informata të klasifikuara një grupi të dyshuar kriminal, i cili është nën hetime nga Prokuroria e Shtetit, raporton Paparaci.

Ish-punononjësi i AKI-së, siç ka mësuar Paparaci nga burime të mirëinformuara brenda organeve të sigurisë, ka informuar grupin e dyshuar kriminal lidhur me përgjimet e realizuara nga organet shtetërore në hetim të grupit.

“Ka informuar edhe vëzhgimet e realizuara nga organet shtetërore të sigurisë ndaj tyre grupit të dyshuar kriminal [v.j]”, ka thënë ky burim për Paparacin.

Përmes një njoftimi për media, Prokuroria e Shtetit, të enjten bëri me dije se i arrestuari dyshohet për kryerjen e pesë veprave penale.

“…sot është arrestuar dhe ndaluar personi me inicialet M.K., ish-punonjës i AKI-së, pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në cilësinë e personit zyrtar, ka vepruar me motive të dyshimta, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe zbuluar informacion të klasifikuar, andaj me këto veprime dyshohet se personi i lartcekur ka cenuar sigurinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari do të mbahet në ndalim për 48-orë. /Paparaci

 

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci