Të fundit

Të gjithë qytetarët mund të vaksinohen nga nesër në sheshin “Zahir Pajaziti”

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga dita e nesërme, nga ora 10:00-17:30, të gjithë të interesuarit për vaksinim antiCOVID, mund të vaksinohen nga ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, siç ka thënë, si rrugën më të sigurt për parandalimin e infektimit nga COVID-19.

“Një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës. MSh falënderon Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) për mbështetje për aksionin e nesërm të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e MSh-së.

·         Dita/Data:  E premte, 22 tetor 2021

·         Vendi:  Sheshi “Zahir Pajaziri”, Prishtinë

·         Ora: 10:00-17:30

·         Tema: Vaksinimi I qytetarëvë kundër COVID-19.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci